Telegrafi

I dashuri i drejtohet Arbana Osmanit: Je më e bukura në Marok

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të mira televizive shqiptare dhe kjo i ka sjell shumë fansa.

Bukuroshja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme për 464 mijë ndjekës në Instagram.

Ajo së fundi ka nisur pushimet verore dhe si destinacion ka zgjedhur shtetin afrikan të Marokos, i cili njihet si vend turistik.

Bukuroshja duket se është i shoqëruar edhe nga i dashuri, Eduart Grishaj, i cili ndihet i lumtur në krahët e zeshkanes.

Dyshja nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, megjithatë vazhdojnë t’i japin komplimente njëri-tjetrit.

Ai gjatë ditës së djeshme i ka dhënë një kompliment prezantueses duke e quajtur më të bukurën e Marokos.

Ndryshe, Osmanin do ta shohim edhe në muajt e ardhshëm në ekranet tona televizive me shou të ndryshëm. /Telegrafi/