Braxton Sislo nga Shtetet e Bashkuara, nuk kishte para t’i blinte dhuratën e duhur të dashurës së saj Rey, andaj u mahit duke ia dërguar vetëm një kuti të zbrazët.
Por, 20-vjeçarja që e kupton situatën e partnerit, nuk e konsideroi si mahi, duke e pranuar si diçka normale, transmeton Telegrafi.
Adoleshentja e ka falënderuar atë për kujdesin, duke thënë se në këtë kuti do të mbaj gjërat e vogla që ka.
“Është e përkryer, gjithmonë kam dashur diçka të tillë për të lënë bizhuteritë”, ka thënë Rey në pranimin e dhuratës.
“Ata që dhurojnë apo pranojnë gjëra të shtrenjta, e nuk kanë asnjë pikë gëzimi në shpirt, mund të mësojnë nga kjo vajzë e re”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/