Site icon Telegrafi

I dashuri i Adrianës, Keith Groeneveld me dedikim emocional për aktoren: Je ajo që dua, një bekim nga Zoti

Foto: Instagram

Javën e kaluar, aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka zbuluar lidhjen e saj me futbollistin dhe reperin afrikan, Keith Groeneveld.

Romanca e dyshes u komentua mjaft shumë gjatë kësaj kohe, marrë parasysh edhe diferencën që kanë.

Megjithatë, artistja tregoi se dashuria është mbi të gjitha dhe se Keith e ka plotësuar atë.

Ditën e sotme (e mërkurë) ka qenë Groeneveld, ai i cili ka ndarë një fotografi përkrah aktores dhe i ka bërë një dedikim emocional.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi reagon pas komenteve të shumta që mori për lidhjen e saj të re me 21-vjeçarin afrikan, Keith Groeneveld

“Dielli im. Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua”.

“Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, ka shkruar ai.

Foto: YouTube

Adriana ndërkaq është nënë e katër fëmijëve nga martesa e mëparshme me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani. /Telegrafi/

Exit mobile version