Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, i është nënshtruar për herë të dytë një operacioni pas rikthimit të tumorit në tru.
Matoshi ditë më parë njoftoi se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh, e të cilin e mposhti për herë të dytë radhazi.
Ajo e përfundoi me sukses operacionin që u krye në Prishtinë, lajm ky i konfirmuar nga miqtë e afërt të aktores.
Ndërsa, sot ( e premte) i dashuri i saj, futbollisti Keith Groeneveld, postoi fotografinë ku shihet pranë aktores.
Adriana shihet në spital, teksa gjendja e saj shëndetësore duket stabile, ndërsa partneri i saj i qëndron afër.
Kujtojmë se në përkrahje të aktores dhe deputetes së Vetëvendosjes, në Prishtinë u organizua një marsh në mbështetje të saj, një ditë para hyrjes në operim. /Telegrafi/