Një tifoz japonez u bë viral me posterin e tij të veçantë në tribunat e stadiumit Khalifa International në Doha të Katarit, ku po mbahet kampionati botëror.
Ai në këtë letër falënderoi shefin që ia dha dy javë pushim për Kupën e Botës, transmeton Telegrafi.
Tifozi u pa gjatë ndeshjes hapëse të Kupës së Botës midis Japonisë dhe Gjermanisë që u zhvillua të mërkurën.
“I dashur shef, faleminderit për dy javët e mia të pushimit”, shkroi ai në kartonin të cilin e mbante në duar.
Me t’u parë ai në stadium, imazhi i tifozit u bë viral në rrjetet sociale.
Japonia mposhti Gjermaninë me rezultat 2:1, falë golave të Ritsu Doan dhe Takuma Asano. /Telegrafi/