Analisti Aleksandar Dashtevski në një intervistë për TV Nova, duke folur për vendimin e PSP-së që të heqë dorë nga rasti “Puç” tha se PSP-ja është nën ndikim direkt të LSDM-së dhe sipas tij, vetëm funksionarët e OBRM-PDUKM-së po ndiqen penalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E gjithë kriza ka filluar me vlerësimet nga ana e Zoran Zaevit, i cili kërkoi dorëheqje nga kryeministri Nikolla Gruevski, në të kundërtën do të vazhdojë me publikimin e bombave. Gjithë kriza politike dhe gjithë punët që ndodhën këtyre ditëve janë për shkak të rastit “Puç””, tha mes tjerash Dashtevski.
Ai gjithashtu tha se PSP-ja asnjëherë nuk ka dëshmuar se është organ që punon sipas Kushtetutës dhe ligjit, për shkak se sipas tij vetëm funksionarët e OBRM-PDUKM-së po ndiqen penalisht./Telegrafi/