Profesori universitar dhe i përafërt me pushtetin aktual, Aleksandar Dashtevski ka folur edhe një herë për krizën politike në vend duke thënë se populli veçse e di se çka përgatitet në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Historitë për shkatërrimin e Maqedonisë përsëriten që nga viti 2001 dhe për këtë janë fajtorë George Soros dhe të paguarit e tij në Maqedoni. Ata duan ta shkatërrojnë shtetin tonë dhe këtë plan e thurrin që para 25 viteve. Por, populli i njeh këto skenare dhe nuk do të lejojë prishjen e unitetit të vendit. Populli i njeh reformat dhe të njejtat do t’i pranojë duke refuzuar prishjen e shtetit.” thotë profesori Dashtevski. /Telegrafi/