Sonte mysafir në “Studio e hapur” bë TVNova mysafir ishte profesori universitar Aleksandar Dashtevski, i cili diskutonte për protestat në kryeqendrën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas informacionit që doli në disa media kinse opozita sjell protestues me autobusë nga qytetet tjera të vendit, ai thotë se kjo nuk mund të bëhet çdo ditë sepse së shpejti do tu harxhohen financat
“E gjithë kjo është artificiale e prodhuar nga opozita e cila tërë kohën fshihet pas të ashtuquajturës Shoqatë “Protestoj”, ka konstatuar Dashtevski.
“Sot u vërtetua ajo që flitet tërë kohës, që protestat organizohen nga opozita e jo nga “Protestoj”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu e ka shprehur mendimin e tij lidhur me Prokurorinë Speciale Publike, duke thënë:
„Unë nuk e di nëse ndonjë në Maqedoni beson se Prokuroria Speciale publike nuk mban anë. Unë tashmë kam propozuar që ndoshta zgjidhja më e mirë është që ajo të mbetet, meqë është zgjedhur politikisht, por duhet pak të ndryshohet përbërja“, ka propozuar Dashtevski./Telegrafi/