Site icon Telegrafi

Dashtevski: Nëse nuk del në zgjedhje, LSDM mund të pushojë së ekzistuari

Bombat të cilat i lëshonte opozita shkatërronin fate njerëzish, martesa, familje, miqësi. Poenta ishte lufta politike midis pushtetit dhe opozitës, dhe jo diskreditimi i njerëzve të caktuar, dhe e gjithë kjo kontribuoi në rënien e rejtingut të opozitës, ka thënë në një intervistë për TV Nova, analisti Aleksandar Dashtevski, Transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Konsideroj se duhet të dalin në zgjedhje dhe që tani e tutje ta ndryshojnë mënyrën e tyre të veprimit, respektivisht fushatës dhe të fillojnë të merren me gjëra pozitive, me promovimin e programit, atë që e ka për klasën e mesme. Ta promovojnë, të punojnë në terren. Konsideroj se prapë se prapë do të grumbullojnë ndonjë pikë pozitive dhe se do të kenë numër të madh të deputetëve, në të kundërtën u kërcënohet rreziku për pushim të ekzistimit si parti pas zgjedhjeve“, deklaroi Dashtevski.

Sipas Dashtevskit, madje edhe nëse nuk vjen në ndryshim të pushtetit, opozita prapë se prapë propozon anëtarë të KSHZ dhe të komisioneve tjera, ndërsa populli kërkon opsion që mund të ec para dhe të ndihmojë në zhvillimin e shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version