Site icon Telegrafi

Dashtevski: ‘Manifesti’ është përpjekje që Maqedonia të del nga kriza politike

‘Manifesti’ është përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend, ka vlerësuar për TV Nova opinionisti Aleksandar Dashteski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Mendoj se OBRM-PDUKM udhëhiqet nga parimi për të gjetur një konsensus kombëtar për të zgjidhur çështjet, të mos jenë etnike – secili veç e veç, por të gjithë së bashku, duke u bazuar në konceptin e qytetarëve’, kështu ka komentuar Manifestin e publikuar të OBRM-PDUKM.

Ai shton se çdoherë kur Maqedonia ishte në krizë, bëhet manifest që e kanë pranuar të gjitha grupet etnike që jetojnë në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version