Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Shkupit shkojnë kryetari aktual dhe kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov me 77.852 vota dhe kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Danella Arsovska me 85.657 vota, tha sonte kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën sotme për shtyp.
Sipas tij, sa i përket votave për këshillin e qytetit të Shkupit, OBRM-PDUKM ka më së shumti vota 78.538, me të cilat aktualisht do të fitonin 17 këshilltarë.
“LSDM fitoi 52.431 vota, pra 12 këshilltarë. BDI ka 26.338 vota dhe 4 këshilltarë, PLD/RDM 8.152 vota dhe 2 këshilltarë, ASH-A 11.447 vota dhe dy këshilltarë”, njoftoi Dashtevski./Telegrafi/