Site icon Telegrafi

Dashnorja xheloze vret gruan e të dashurit, pastaj e ther 40 herë me thikë

Një dashnore xheloze fillimisht ka paralizuar gruan e të dashurit të saj me një revole elektrike, para se ta vriste me plumb në kokë dhe ta therte 40 herë me thikë.

Sarah Williams, 35-vjeçare, është akuzuar për vrasjen e biznesmenes Sadie Hartley, 60-vjeçare, me plumb në kokë, para se ta therte me thikë 40 herë.

Prokurorët në seancën e sotme kanë thënë se Williams dhe shoqja e saj, Katrina Walsh, kanë menduar një plan si nëpër filma për të kryer vrasjen. Ato kanë shpenzuar 17 muaj për planifikim të kësaj vrasje.

Williams e kishte ther me thikë Hartleyn kur ajo hapi derën e shtëpisë së saj në Helshmore të Lancashire të Anglisë. Vrasja kishte ndodhur në muajin janar të këtij viti, raporton Daily Mail.

Williams, e cila ka mohuar të ketë kryer vrasje, është takuar me burrin e Hartleyt, Ian Johnstonin, që në kohën e vrasjes ishte jashtë shtetit.

Ai i ka dhënë fund lidhjes me Williamsin paasi ajo ishte bërë “ e obsesionuar dhe çuditshme”, ka thënë prokurori John McDermott, transmeton Koha.net.

Gjykata e Preston Crown ka dëgjuar sot në seancë se Williamsi ia kishte mësyrë të riniste lidhjen e saj me Johnstonin dhe gruan e tij ajo e ka parë si pengesë për planin e saj.

Williams ia kishte shkruar një letër viktimës së saj, në të cilën i kishte treguar për marrëdhënien me burrin e saj.

Pas letrës, Williams e kishte angazhuar Walshin që ta ndihmonte në misionin e vrasjes. Walsh tani është dëshmitare në rastin e vrasjes së Hartleyt.

Exit mobile version