Telegrafi

Dashnoret zbulojnë shkeljet ligjore në Kinë

Gjatë disa viteve të fundit, disa zyrtarë shtetërorë kinezë janë larguar nga puna për shkak të shkeljes së detyrës apo pranimit të mitos, e siç pohojnë organet e atjeshme të rendit e ligjit, informacionet kyçe – informatat mbi sjelljen e tyre kriminale i kanë marrë pikërisht nga të dashurat e tyre.

Në fakt, autoritetet kineze theksojnë se informatat të cilat i merr policia nga dashnoret e zyrtarëve policorë, me të madhe ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit.

E që gjërat të bëhen edhe më të lëngshme, vitin e kaluar është miratuar një ligj sipas të cilit zyrtarët shtetërorë për të cilët vërtetohet se ‘nuk rrinë rahat’ dhe kanë lidhje jashtëmartesore automatikisht e humbin vendin e tyre të punës.