Site icon Telegrafi

Dashnorët e vjetër takohen pas 53 vitesh dhe martohen

Qifti është ndarë në rini, kur Freda me familjen e saj u shpërngul jashtë Britanisë së Madhe. Ajo atëkohë ishte 19 vjeçare, ndërsa Jack 17 vjeçar. Ajo thotë se është shokuar kur ka zbuluar se dashuria e tij e parë jetonte vetëm dy shtëpi më larg në Cheshirein Lindor. Në fillim të këtij viti, ajo pa në rrugë një fytyrë të njohur.

“Nuk e njoha menjëherë dhe mu nevojit pak kohë për ta kuptuar se prej nga e njoh këtë njeri. Me t’u kujtuar, menjëherë mu zgjua ajo ndjenja e çuditshme në bark dhe prej asaj kohe filloj të ndihem ashtu. E kam parë një ose dy herë prej se jemi ndarë si tinejxherë, kështu që për 50 vjet kemi jetuar larg njëri tjetrit”, rrëfeu Freda.

Ajo iu afrua Jackut, filluan të takoheshin dhe sërish u dashuruan. Jack u fejua për herë të dytë në gusht, ndërsa vendosën të martohen vikendin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version