Telegrafi

Dashi po vinte me shpejtësi në drejtim të fëmijës, shihni se si nëna reagon me shpejtësi

Pamjet e tensionuara tregojnë momentin kur një nënë që bën një reagim të shpejtë duke tërhequr fëmijën e saj, derisa në drejtim të tij po vinte një dash me shpejtësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja, e marrë në Upper Hutt, Zelanda e Re, është filmuar nga tezja e fëmijës, e cila mbetet e shokuar, ndërsa dashi i afrohet djalit me shpejtësi.

Nëna që gjendej afër e tërhoqi djalin për siguri, para se ajo dhe motra e saj të qeshin në lehtësim pas incidentit të 28 tetorit.

Pamjet fillojnë kur fëmija ecën në drejtim të një gjeli, duke e ndjekur atë.

Në distancë, dashi mund të shihet duke u ardhur në drejtim të djalit. Nëna e kupton shumë shpejt situatën, duke e kapur fëmijën. /Telegrafi/