Telegrafi

Dashamirësit e kafshëve u irrituan me atë që gjetën brenda valixhes së braktisur (Foto)

Alison Gambles nga Essex i Anglisë, e ka hapur një valixhe që ndodhej në skaj të rrugës, pasi nga brenda dëgjonte mjaullima të maceve.

Me të hapur atë, brenda janë gjetur 15 krijesat që janë nga tre deri në pesë javë, transmeton Telegrafi.

Macet e mbyllura në valixhe

“Besoj se nuk donte t’i mbyste, sepse kishte hapur vrima në të gjitha anët, që ato të kenë ajër të mjaftueshëm” ka thënë Gambles lidhur me rastin.

Nuk dihet kush e ka bërë këtë veprim, që i ka irrituar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, të cilët kërkuan të identifikohet kryerësi.

Me këtë rast, është kërkuar që të gjithë pronarët e kafshëve që nuk mund të kujdesen për to, t’i dërgojnë në qendra të ndryshme kujdesi. /Telegrafi/