Site icon Telegrafi

DASH-i mirëpret bashkëpunimin e palës kosovare dhe asaj serbe në Merdare

Departamenti Amerikan i Shteti e ka vlerësuar si pozitive zhvillimin e fundit mes palës kosovare dhe asaj serbe, ku në pikën kufitare Merdare, Dogana e Kosovës dhe Policia, punojnë në të njëjtin objekt me kolegët e tyre nga Serbia.

Zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se e përshëndesin një veprim të tillë.

”Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdares dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Rrjedha e sigurt dhe efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar Ortagus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version