Për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm kërkohet përdorimi i aftësive të të gjithë qytetarëve”, tha për “Zërin e Amerikës” zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne inkurajojmë Maqedoninë e Veriut të investojë në edukimin e të rinjve të saj për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë në vend”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
“Për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, është e nevojshme të përdoren aftësitë e të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi.
Ai theksoi se varet nga qytetarët e vendit dhe udhëheqësit e tyre nëse programet e reja janë të nevojshme në sistemin arsimor.
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit ka luajtur një rol jetik në ndihmën për të ndërtuar Maqedoninë e Veriut si një demokraci multietnike dhe parandalimin e konflikteve të mëdha”, tha ai, duke përshëndetur përparimin që vendi ka bërë gjatë 20 viteve të fundit në avancimin e parimeve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit./Telegrafi/
“Courageous diplomacy is both possible and fruitful.” We join @StateDeptSpox Ned Price congratulating North Macedonia on the 20th anniversary of the Ohrid Framework Agreement, which played a vital role in helping establish North Macedonia as a multiethnic democracy. pic.twitter.com/viiUm6r81a
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) August 13, 2021