Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas donacionit prej më shumë se 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj.
“Me rritjen e më shumë varianteve të COVID-19 si delta, dhurimi i sotëm i 503.100 dozave të vaksinës Pfizer do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë qytetarët e saj më shpejt. Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postim.
Qeveria e Kosovës ka thënë se me arritjen e këtyre vaksinave, imunizimi në masë kundër kundër COVID-19 do të përshpejtohet “me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”.
Të hënën (6 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima të reja nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për situatën epidemiologjisë thotë se janë shënuar edhe 489 raste të reja të të infektuarve me coronavirus./Telegrafi.