Site icon Telegrafi

Darron Maxtion i bashkohet Dritës

Ky lojtar me gjatësi 196 centimetra, luan në pozitat tre dhe katër, i lindur në vitin 1987. Më herët ai kishte qenë lojtar i Atalanta L në SHBA dhe në Kolegjin Karson Newman, derisa kishte qenë edhe i lojtar i Tennessee në Ligën UBA.

Sipas Fazli Fazliut, drejtues në KB Drita, kjo skuadër do të mëtojë që të përforcohen edhe me lojtarë të tjerë të huaj, ngase siç ka thënë ai, KB Drita nga Gjilani e ka si synim që të futet në garat e “play-off”. Ai ka thënë se mbetja apo largimi i Maxtion krejt varet nga performanca e tij. Si asnjë ekip tjetër në Kosovë, KB Drita në stinorin e vjeshtës ka pasur më së shumti lojtarë të huaj, të cilët vinin e shkonin, kurse edhe rezultatet e këtij ekipi kanë qenë jo stabile, me fitore ndaj ekipeve të mira, por nganjëherë edhe me humbje të thella nga ekipet tjera. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version