Site icon Telegrafi

Darren Bent mposht ish-ekipin e tij

Bent pati një ndeshje për tu mbajtur mend kundër ish-ekipit të tij, duke shënuar golin e parë me të filluar ndeshja. Sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë pas gati gjysmë ore lojë, kësaj here nga penaltia (29’), pasi Kyle Walker kishte prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë.

Për Sunderlandin u akorduan edhe dy penalti të tjera gjatë ndeshjes, por Bent i huqi të dyja (41’ dhe 61’), para se Peter Crouch t’i japë shpresa ekipit mysafir me golin e shënuar në minutën e 72-të.

Por shpresat e Tottenhamit për pikë dhe për të forcuar pozitën e katërt pësuan goditje kur Boudewijn Zenden vulosi fitoren për vendasit pesë minuta para fundit të takimit.

Sunderlandi tash mbledh 38 pikë në pozitën e 13-të, ndërsa Tottenhami vazhdon të qëndrojë në të katërtën me 58 pikë, pozitë kjo që kërcënohet nga Manchester City që më vonë udhëton te Burnley. /Telegrafi/

Exit mobile version