Mbrojtësi i klubit nga Championship, Preston, Darnell Fisher, është bërë viral pasi ngacmoi një kundërshtar, duke e prekur në pjesën intime gjatë një aksioni.
Prestoni mundi Sheffield Wednesday 1-0 në kuadër të Championship falë një goli të shënuar nga Tom Barkhuizen në minutën e 48-të.
Megjithatë, vëmendjen e rrëmbeu mbrojtësi i vendasve, Fisher, me gjestin e tij ndaj kundërshtarit Callum Paterson.
Fisher, në kërkim të kontaktit me Paterson, në mënyrë që ai të mos i dilte përpara në një ndërhyrje, përdori ‘lojë të pisët’ duke prekur kundërshtarin në pjesë intime.
What on earth is going on with #PNE's Darnell Fisher and #SWFC's Callum Paterson, here?
— 𝙏𝙤𝙢 𝘽𝙚𝙧𝙚𝙨𝙛𝙤𝙧𝙙 (@TJBVideography) November 21, 2020
Mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar me gjestin e tij kujton rastin e para disa vitesh kur Paul Gascoigne bëri të njëjtën gjë ndaj Vinnie Jones, duke prekur pjesët intime të skocezit.
Por, kjo nuk ishte hera e parë për Fisher që bën një gjë të tillë pasi në të kaluarën kishte ngacmuar edhe një kundërshtar tjetër. /Telegrafi/
Never change, Darnell. pic.twitter.com/LXhK1Jcuwy
— Football 41 (@footballforty1_) November 21, 2020