Organizatori i Trepçës, Darnell Edge është zgjedhur MVP i ndeshjes finale ndaj Golden Eagle Ylli.
Trepça arriti të fitojë ndeshjen e pestë finale ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat të ngushtë 67:66.
Me këtë fitore, klubi mitrovicas arriti të fitojë titullin kampion pas 12 vitesh në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më meritori në fitoren e “Minatorëve” padyshim se ishte organizatori Darnell Edge me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Pas kësaj paraqitje monstruoze, Edge është shpallur MVP i finales, duke konfirmuar edicionin fantastik që pati.
Çmimi MVP iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. /Telegrafi/