Telegrafi

Darmian kërkon fitore ndaj Leicesterit

Mbrojtësi italian i Manchester United, Matteo Darmian ka kërkuar fitore të radhës për ‘Djajtë e Kuq’.

Anësori ka thënë se skuadrës së tij i nevojiten pikët pasi synojnë të shkojnë në Ligën e Kampionëve.

“Kundërshtari ynë është duke kërkuar titullin por ne dëshirojmë fitore për t’i arritur objektivat”.

“Synojmë që të marrim një fitore tjetër në shtëpi për ta vazhduar garën për në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Darmian. /Telegrafi/