Mbrojtësi i Manchester Unitedi, Matteo Darmian, ka zbuluar lojtarët kundërshtarë më të vështirë me të cilët është përballur në karrierë.
Italiani ka zgjedhur dy nga Liga Premier dhe një nga Serie A.
“Mendoj se në Serie A ishte Carlos Tevez kur luante për Juventusin. Mendoj se ishte kundërshtari më i vështirë për mua. Më pëlqente karakteri i tij, nuk hiqte dorë kurrë”.
“Në Ligën Premier ka shumë lojtarë të mirë, por në rast se duhet të zgjedh, atëherë them Eden Hazard apo Alexis Sanchez”, ka thënë Darmian për faqen zyrtare të Man Utd. /Telegrafi/