Site icon Telegrafi

Darko Kostovski e mori funksionin e kryetarit në Komunën e Butelit

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor të Komunës së Butelit, sot i është ndarë certifikata Darko Kostovskit, kryetarit të ri të komunës.

Siç kumtuan nga komuna, kryetari Kostovski në këtë rast ka theksuar se prej sot është në shërbim të qytetarëve dhe se “së bashku do të ecim drejt një komune moderne, të sigurt dhe prosperuese”.

Certifikata iu ndanë edhe këshilltarëve të rinj ku shumica prej dhjetë këshilltarëve i ka OBRM-PDUKM-ja.

Përndryshe, u bë edhe promovimi i funksionit, pasi kryetari i deritanishëm e priti të sapozgjedhurin Darko Kosotovskin.

Sipas rezultateve të votimit në raundin e parë të Zgjedhjeve lokale 2021, në Këshillin e Komunës Butel vende të këshilltarëve kanë pesë parti politike, edhe atë përveç OBRM-PDUKM-së me 10 vende të këshilltarëve, vijojnë LSDM – katër, BDI – tre dhe ASH/AAA dhe “E Majta” me nga një këshilltar.

Exit mobile version