Darka mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka zgjatur më shumë se koha e parashikuar fillimisht në agjendë.
Euronews Albania ka bërë me dije se tryezës së dy delegacioneve i është bashkuar dhe Alex Soros.
Rama ka shkuar në Serbi në kuadër të turit të tij ballkanik si parapërgatitje për Procesin e Berlinit.
Në qendër të bisedimeve me presidentin Vuçiq, siç u bë me dije dhe gjatë konferencës së përbashkët mes tyre ishte situata me Kosovën dhe tensionet në veri, si dhe nisma Ballkani i Hapur.