Telegrafi

Darkë festive për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë

Të shtunën e kaluar, më 21 dhjetor, grupi në Facebook “Maniakë të Kuzhinës“, bashkoi vullnetarë që shtruan dhe shërbyen ushqime të përgatitura nga anëtaret e grupit të cilat kontribuuan me ushqime të ndryshme.

Rreth 70 anëtarë, gjysma e të cilëve të palëvizshëm, u shërbyen me pjatë festive që përmbante ushqime nga më të ndryshmet tradicionale, të gjitha të përgatitura nga anëtaret e grupit. Përveç ushqimeve, pati edhe pije Mia Vita, ujë Akull, dhe jogurtë Vita, të dhuruara nga kompanitë në fjalë, transmeton Telegrafi.

Darka tradicionale e fundvitit u shoqërua edhe me tinguj muzikor nga vullnetarët, por mbi të gjitha shkëmbime llafesh e bisedash gazmore ndërmjet banorëve, stafit, dhe vullnetarëve që vazhdojnë të këtë traditë të kujdesit për më të moshuarit tashmë disa vite.

Një darkë e tillë ishte shtruar edhe gjatë vitit të kaluar, me darka të tilla pritet të vazhdohet edhe në vitet e ardhshme. Maniakët e Kuzhinës kanë bërë të ditur se planifikojnë të zgjerojnë aktivitetet edhe nëpër lokacione tjera simotra, por që sipas tyre, gjithçka varet nga gatishmëria dhe kontributi e anëtarëve pasi që gjithçka bëhet në mënyrë vullnetare./Telegrafi/