Shfaqja e teatrit shqiptar “Darka e thërrimeve” e autorit Refet Abazi, mbrëmë para publikut në Shkup e pati premierën, ndërsa e njejta do të shfaqet edhe sot edhe nesër mbrëma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Darka e thërrimeve” tregon për mbledhjen e thërrimeve në të cilën autori e kalon përmes “rregullave” të teatrit të Arabalit – një teatër i vrazhdësisë nëpërmjet të cilit zbërthehet vrazhdësia e asaj që përpiqemi ta kuptojmë si proces kohor në të cilin duhet të zhvillojmë atë që ne e quajmë jetë.
Shfaqja luhet në qendrën teatrore për fëmijë në Shkup dhe do të fillojë nga ora 20:00./Telegrafi/