Një video që tregon një çift duke darkuar në lartësi po bën bujë në internet.
Të ulur përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të lidhur me një litar, ata largohen ngadalë nga toka, duke u ngjitur lart mbi një luginë malore.
Origjina e videos mbetet e panjohur, por një grua në sfond, me sa duket duke dhënë udhëzime, dëgjohet duke folur rusisht.
Klipi i publikuar në X ka mbledhur miliona shikime dhe ka ngjallur reagime të shumta, përcjell Telegrafi.
“Cila është fjala e parë që ju vjen në mendje kur e shihni këtë”, thuhet në mbishkrimin e saj.
What’s the first word that comes to mind when you see this? pic.twitter.com/d6lXWfvRK6
— 𝐌𝐚𝐭𝐭 𝐏𝐢𝐧𝐧𝐞𝐫 (@Matt_Pinner) July 7, 2024
Në komente, shumë persona theksuan mungesën e masave të sigurisë për dyshen e ulur në tavolinën e pezulluar në ajër.
“Të paktën duhet të vendosin një rrip ose diçka tjetër në rast se bien”, shkroi një përdorues.
“Darka e Fundit”, shkroi me shaka një tjetër.
“Derisa vdekja të na ndajë, por vdekja është më shpejt se sa mendoni”, tha një tjetër përdorues. /Telegrafi/