Darjani ka lindur në orën 00.01 minuta të mëngjesit të së shtunës, në spitalin Obstetrik Gjinekologjik të qytetit të Elbasanit, njoftoi New24.
Nëna e Dajranit,Besmira kishte ardhur në Elbasan bashkë me bashkëshortin e saj Genci Muço nga Kapshtica për të festuar Vitin e Ri tek prindërit e Besmirës.
Darjani është fëmija i parë i familjes Muço, dhe sipas mjekëve roje në spital, nënës i është dashur t’i kryhet një ndërhyrje kirurgjikale.
Darjani, i cili ka lindur 3.4 kilogramë, gëzon shëndet të plotë gjithashtu edhe nëna e tij. /Telegrafi/