Dardan Berisha është hero në Pejë, por në takimin ndaj Trepçës, nuk kaloi aq mirë, pasi tifozët mitrovicas e fyen, madje edhe e gjuajtën me gjësende në disa raste.
“Po të flisja para sezonit do të thosha se do të pritesha mirë në Prishtinë. Unë gjithmonë kam përfaqësuar Kosovën dhe shqiptarët, ku kam luajtur. Kam ardhur këtu pasi ndihem shumë mirë. Kam ardhur këtu për ta ngritur cilësinë e basketbollit të Kosovës. Shpresoj se do të pritem mirë nga tifozët prishtinas. Sidoqoftë, unë do të jap maksimumin për skuadrën time dhe kjo nuk duhet të keqkuptohet nga tifozët tjerë”, u shpreh 24 vjeçari për gazetën “Sport”.
“Do të jetë një derbi i vërtetë dhe nuk besoj se do ta kemi të lehtë si ndeshjen e parë. Edhe para ndeshjes së parë nuk kam menduar se do të fitojmë me 31 pikë dallim. Varet edhe nga forma e lojtarëve. Shpresoj që të jemi në nivel dhe të vazhdojmë me fitore”, përfundoi pejani./Telegrafi/