“Po, kam filluar ushtrimet. Po mendoj qe me Prishtinën veç kam me qenë gati, por sonte nuk do të luaj, sepse vetëm dje i kam filluar ushtrimet. Ndërsa, nëse jo në vikend atëherë më se largu në lojën me Trepçën që e kemi në Pejë do të luaj”.
“Me Prishtinën s’është e sigurt por ka mundësi që të luaj, por sot (e enjte) nuk do të luaj”, tha Berisha për Telegrafin.
Dardani më tej shtoi se ishte mërzitur shumë në këto dy javët e fundit që nuk mundi të merrej me sport, teksa shprehet i lumtur që tash e mas do të mund t’i ndihmojë ekipit të tij.
“Po jam mërzitur shumë, më ra gati dy javë mos me u marrë me sport, por tash jam i gëzuar që do t’i ndihmoj ekipit për të fituar dhe me ia arrit qëllimit tonë”, përfundoi Berisha. /Telegrafi/