Site icon Telegrafi

Dardani, më i miri i Ligës Ballkanike

Basketbollisti më i mirë aktualisht në Kosovë, shënoi 25 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime për Bardhekaltërit, duke i ndihmuar kështu për ta mposhtur Kozuvin të mërkurën me rezultat 68-58. Kjo fitore e ngriti Sigal Prishtinën në pozitën e dytë në Ligën Ballkanike, duke ia rritur kështu gjasat për kualifikim direkt në Top 4.

Dardan Berisha është treguar pivotal për skuadrën e Sigal Prishtinës prej se u transferua tek kjo skuadër nga Peja në fillim të edicionit. Ai aktualisht është edhe lojtari më i mirë në Ligën Ballkanike me një mesatare të pikëve prej 18.5 për ndeshje.

Në listën e 10 lojtarëve më të mirë të kësaj xhiroje të Ligës Ballkanike është përzgjedhur edhe Samir Shaptahu, i cili përfundoi i treti në listë me 22 pikë dhe 13 asistime. Por, as këto shifra të mira nuk e ndihmuan Pejën që ta mposht Teodon të mërkurën, e cila shënoi një trepikësh në minutat e fundit për ta fituar ndeshjen. Kjo gjë tregon se Shaptahu me pak ndihmë nga bashkëlojtarët mund t’i ndihmojë Pejës që të ngritet më lartë në këtë ligë, pasi aktualisht renditet e 8-ta. Shaptahu gjithashtu është asistuesi më i mirë në këtë ligë me një mesatare prej 5.6 pasime për ndeshje, teksa renditet i dyti sa i përket mesatares së pikëve të shënuar prej ndeshje (17.8).

Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, a është Dardan Berisha lojtari më i mirë kosovar i të gjitha kohërave, apo vetëm njëri ndër më të mirët? Shprehuni në hapësirën për komente… /Telegrafi/ 

Exit mobile version