Site icon Telegrafi

Dardani letër të hapur pejanëve

Por ish-idhulli i klubit pejan, Berisha me anë të një letër të hapur iu ka drejtuar atyre, duke u zbuluar arsyen se pse e morri një vendim të tillë, megjithëse ai ishte ‘lutur’ shumë nga ‘Shqiponja’ të mos kaloj në radhë e ekipit të kryeqytetit, transmeton Tribuna.

Letra e plotë e Dardan Berishës drejtuar ‘Shqiponjave’ dhe qytetit të Pejës:

"Ndoshta per Pejen do të jetë shumë keq largimi im.
Kur them Pejën nuk flas per ekipin,pasiqë ekipi i Pejës këtë sezonë do të jetë mjaft i fortë dhe nuk do ta vërejnë edhe aq mungesën time, por flas për njerëzit të cilët më dhuruan dashuri, perkrahje dhe ngrohtësi të pafund(ashtu siq jepet në shtëpine dhe familjen tënde)dhe kuptohet që ndihen të zhgenjyer nga ana ime edhe pse ai nuk ishte qëllimi im, dhe po ashtu Shqiponjat do ta përjetojnë keq largimin tim nga Peja e sidomos transferim tim në Sigal,por jam i bindur që me kalimin e kohës do të ndryshojnë mendimin për mua, sepse pejanët i njoh dhe e di qfarë zemrash kanë.
Njëherit ju them Faleminderit qytetit tim Pejes për gjithqka, Faleminderit Shqiponjave për përkrahjen maksimale gjatë gjithë kohës,dhe Faleminderit të gjithë qytetarëve të Kosovës për gjithë respektin që keni ndaj meje.
Ju bëjë me dije Pejes(qytetim tim),Shqiponjave dhe të gjithëve që qellimi im kryesorë është paraqitja e Kosovës në Ballkan Ligë në menyrën sa më të mirë të mundshme.
E kuptoj zemërimin tuaj që keni këto ditë ndaj meje,por jam i bindur qe me kohë do të më kuptoni mua dhe vendimin tim. E ajo "kohë" për të cilën po flas është shumë afër.
E kam fjalën për paraqitjen tonë në BIBL ku kemi nevojë për perkrahjen e të gjithë tifozëve dhe qytetarëve të Kosovës e jo vetëm te Plisave sepse aty të gjithë jemi një-Të gjithë jemi për Kosovën".
/Telegrafi/ 

Exit mobile version