Telegrafi

Dardani Berisha, MVP i xhiros në Ligën e Kampionëve

Cez Nymburk ka shënuar fitore kundër Telekom Baskets Bonn me rezultat 106-98.

Basketbollisti më efikas i takimit ishte ylli i përfaqësueses sonë, Dardan Berisha.

Ky i fundit ka pasur një paraqitje mbresëlënëse prej 24 pikëve, gjashtë asistimeve dhe pesë kërcimesh.

Lexo po ashtu Dardan Berisha në formacionin e javës së Ligës së Kampionëve

Kjo ka bërë që të përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës së X të Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu është vlerësuar edhe lojtari i javës së ligës elitare për klubet.

Ndryshe, vlen të theksohet se Dardani po shkëlqen edhe në kampionatin çek me skuadrën e re. /Telegrafi/