Site icon Telegrafi

Dardanët urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video speciale (Video)

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët” kanë incizuar një video speciale për të uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Dardanët nuk e lënë asnjëherë vetëm Kosovën dhe që nga themelimi i tyre kanë ndjekur çdo ndeshje të Përfaqësueses si brenda ashtu edhe jashtë.

Si djelmosha që dashurojnë Kosovën dhe ngjyrat e flamurit ata janë përkujdesur të bëjnë diçka të veçantë edhe për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Në profilin e tyre zyrtar në Facebook, Dardanët kanë postuar një video të incizuar duke festuar me mjete piroteknike dhe fishekzjarr.

Dardanët, gjithmonë pas Kosovës!

Dardanët gjithashtu kanë manovruar me motorë me katër rrota, kanë shpalosur flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë dhe si gjithmonë nën ritmin e këngës.

Kënga e cila dëgjohet në sfond të videos është kënga e njohur: “Unë të dua sa Kosovën”.

“10 vjet shtet. Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, kanë shkruar Dardanët në videon e postuar në Facebook.

Ndryshe, Kosova i kthehet në mars ndeshjeve miqësore dhe aty do t’i shohim përsëri Dardanët duke mbështetur në tribuna Përfaqësuesen. /Telegrafi/

Exit mobile version