Përfaqësuesja e Kosovës U21 e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Afrim Tovërlani, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë, e cila zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Derisa stërvitjen e parë e zhvilluan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, sot Dardanët U21 kanë stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali.
Atmosfera në kampin e Dardanëve 21-vjeçar është shumë e mirë, derisa po vazhdon puna me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë dhe për ta nisur mbarë këtë cikël kualifikues.