Tifozët e përfaqësues së Kosovës, e përkrahin idenë që stadiumi nacional të merr emrin e legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri.
Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha thotë se e përkrah idenë që stadiumi nacional të merr emrin e legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri ose të quhet ‘Dardania’.
“Unë si udhëheqës i tifozëve te Kosovës e përkrahi idenë që emri i stadiumit Kombëtar të quhet në emrin e legjendës Fadil Vokrri ose Dardania”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se pak ditë më parë, shteti ndau 50 milionë euro për ndërtimin e stadiumit nacional, i cili do të ndërtohet në Bernicë. /KosovaPress/