Site icon Telegrafi

“Dardanët” shpalosin pankartën me thënie emocionuese dhe fotografi të Adem Jasharit

Tifozët zyrtarë të Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një pankartë gjatë ndeshjes me Bjellorusinë.

Kosova luan si vendas kundër Bjellorusisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Ndeshja ka filluar nga ora 20:45, me një prezencë jo të kënaqshme të tifozëve.

Megjithatë, “Dardanët” edhe kësaj radhe nuk e kanë “lënë në lloqë” ekipin e Kosovës, duke i përkrahur nga tribuna.

Përveç brohoritjeve dhe këngëve, tifogrupi i Kosovës ishte përkujdesur edhe për një thënie emocionuese me fotografi të Adem Jasharit, të vendosur në një pankartë.

“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes sime, ju falni djersën edhe sinqeritetin”, shkruant në koreografinë e Dardanëve, ku në të dy anët ishte edhe fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari. /Telegrafi/

Exit mobile version