Telegrafi

Dardanët publikojnë këngën zyrtare për Kosovën (Video)

Dardanët kanë publikuar këngën zyrtare në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës.

Tifozët të cilët janë mbledhur e organizuar për të përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, tani kanë publikuar edhe një këngë zyrtare.

Publikimi i kësaj kënge mbështetëse është publikuar në faqen e tyre në rrjetin social ‘Facebook’.

Kënga zyrtare për Kosovën është titulluar ‘Unë të dua sa Kosovën’, teksa në njërën nga vargjet nga kënga thuhet: “Besa besë moj besën ta kam dhanë – Askush nuk na ndalë jemi Dardanë”. /Telegrafi/