Telegrafi

Dardanët priten me ovacione nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër

Kosova tashmë ka arritur në Zvicrës para ndeshjes së nesërme (e martë) miqësore.

Helvetikët janë nikoqirë të Dardanëve në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen.

Lojtarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Zvicër, derisa janë befasuar në aeroport nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë atje.

Derisa po futeshin në hollin e aeroportit nga aeroplani që udhëtuan, lojtarët tanë u befasuan nga pritja e ngrohët e mërgimtarëve atje.

FFK ka postuar një video të këtij momenti, duke treguar edhe reagimin që kishin lojtarët kur panë bashkatdhetarët.

Kujtojmë se ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës fillon në ora 17:00. /Telegrafi/

Videon mund ta shikoni KËTU.