Kosova dhe Danimarka do ta zhvillojnë ndeshjen miqësoren nga orës 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Për këtë ballafaqim janë shitur të gjitha biletat dhe stadiumi do të jetë i mbushur.
Ndërkohë, nuk do të mungojnë as tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’ që disa ore para ndeshjes kanë vendosur transparentët e tyre në tribunën ku do të qëndrojnë pas porte.
“Gati për fitore. Takohemi të gjithë Dardanët tek parkingu mbrapa stadiumin në ora 18:00!”, thuhet në postimin e tyre.
Atmosfera sonte pritet të jetë fantastike si zakonisht kur Kosova luan si vendas. /Telegrafi/