Telegrafi

Dardanët me peticion për emrin e stadiumit nacional të Kosovës

Dardanët, gjithmonë pas Kosovës!

Gjatë javës së kaluar, FFK së bashku me MKRS-në kanë prezantuar projektin për stadiumin nacional të Kosovës.

Stadiumi nacional pritet të ketë 30 mijë ulëse dhe do të ndërtohet në Drenas.

Por me tu publikuar ky projekt, tema që është hapur në vendin tonë ka qenë se si duhet të emërtohet stadiumi i ri.

E për këtë kanë menduar tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ që nëpërmjet një peticioni që duhet të nënshkruar për emrin e ri.

Kërkesa e tifozëve të Kosovës është që stadiumi nacional të mbajë emrin ‘Dardania Arena’.

“Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërohet “Dardania Arena”. Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet”, thuhet në njoftimin e Dardanëve. /Telegrafi/