Site icon Telegrafi

Dardanët nisin përgatitjet për sfidat ndaj Rumanisë dhe Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Dardanët luajnë kundër Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa ndeshjen e dytë kundër Lituanisë më 18 nëntor në Prishtinë.

Stërvitja e parë u mbajt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku morën pjesë lojtarët që kishin përfunduar ndeshjet e fundjavës të shtunën, ndërsa futbollistët që kishin luajtur të dielën kryen rigjenerim në hotel.

Në këtë seancë stërvitore u përfshin: Visar Bekaj, Florent Muslija, Muharrem Jashari, Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Andi Hoti, Baton Zabërgja dhe Art Smakaj.

Të besuarit e Franco Fodas pritet që nesër të kryejnë seancën stërvitore e radhës, ku do të jenë të kompletuar. /Telegrafi/

Exit mobile version