Site icon Telegrafi

‘Dardanët’ në Zagreb, të gatshëm për përkrahjen e Kosovës (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e shtunë) në Zagreb me kombëtaren e Kroacisë.

Kosova është mysafire e Kroacisë në ndeshjen e shtatë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për botërorin Rusia 2018.

Lexo po ashtu Kosova me ndryshime, ky është formacioni i mundshëm ndaj Kroacisë

Kjo llogaritet të jetë ndeshja më e vështirë e Kosovës në këtë grup, por futbollistët e përfaqësueses sonë nuk do jenë vetë, pasi drejt Zagrebit kanë udhëtuar edhe një numër i tifozëve ‘Dardanët’.

‘Dardanët’ janë në një numër solid rreth 50 vet dhe tani gjenden në Zagreb dhe janë gati të përkrahin djelmoshat e Kosovës për të arritur një rezultat pozitiv.

Ndryshe, takimi fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Dinamo Zagrebit në ‘Maksimir’. /Telegrafi/   

Dardanët në mes të Zagrebit, gati për Kosovën
Exit mobile version