Telegrafi

Dardanët në përkrahje të Kosovës në basketboll

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll i njohur si Dardanët ka konfirmuar përkrahjen edhe për ekipin përfaqësues të basketbollit.

Kosova do të ndeshet me Islandën në takimin e parë kualifikues i cili do të zhvillohet nesër (e enjte) në Prishtinë.

Për këtë takim, djelmoshat e Kosovës do ta kenë edhe përkrahjen e tifo-grupit Dardanët, të cilët e kanë konfirmuar me anë të një postimi në Facebook.

Lexo po ashtu Në “Ditën e Pavarësisë”, fillon misioni i kualifikimeve për Kosovën: Flasin përzgjedhësi Marmarinos dhe lojtarët Hajrizi e Kastrati

Postimi pa ndërhyrje i Dardanëve

Njoftim:

Tifozë të dashur, nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova jonë përballët me Islandën në kuadër të para-kualifikimeve për botërorin 2023.

Dardanët do jenë në përkrahjë të lojtarëve tanë deri në sekondën e fundit, për fitorën e parë në grup. Fillojmë të grumbullohemi nga ora 17:00 në FanClub “Dardanët” për të vazhduar pastaj bashkarisht për në ndeshje.

Dardanët posedojnë një numër të limituar biletash, që do shpërndahen në FanClub para nisjes, së bashku me nga një shallë me simbole të Kosovës ose Dardanëve.

Nesër të gjitha rrugët na dërgojnë në palestër. Nesër vetëm për fitore.

Për informata më të hollësishme rreth organizimit të tifozëve, kontaktoni personat përgjegjës në qytetet e juaja.

PËRPARA KOSOVË.

/Telegrafi/