Site icon Telegrafi

Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit në Kosovë para udhëtimit në Belfast

Përfaqësuesja e Kosovës sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast.

Dardanët ndeshjen e parë të muajit shtator do ta zhvillojnë  kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet, të shtunën, në orën 18:00.

Seanca e sotme stërvitore nuk ka qenë aq e ngarkuar, ngase përzgjedhësi Giresse ka punuar kryesisht në aspektin taktik dhe në rreshtimin e ekipit për ndeshjen kundër irlandezo-veriorëve.

Gjatë stërvitjes është parë një atmosferë shumë e mirë në Përfaqësuesen e Kosovës.

Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre për këtë duel. /Telegrafi/

Exit mobile version