Site icon Telegrafi

“Dardanët” me kërkesë speciale për të gjithë përkrahësit e Përfaqësueses së Kosovës

Dardanët kanë bërë një kërkesë speciale për përkrahësit e Përfaqësues së Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Skuadra jonë do të përballet fillimisht me 3 shtator me Moldavinë në Parma të Italisë, ndërsa tri ditë më vonë do të presin Greqinë t’i marrë pikët e plota nga këto dy përballje, derisa kanë bërë edhe një lutje.

Grupi zyrtar i tifozëve kanë kërkuar nga tifozët që të dalin në ballkonet e tyre dhe të duartrokasin në minutën e 9-të të ndeshjes së parë në nderim të legjendës Fadil Vokrri.

Më poshtë keni statusin e tyre në Facebook pa ndërhyrje:

Në javën e parë të shtatorit luanët tanë fillojnë rrugëtimin e ri në garën UEFA Liga e Kombeve.

Kosova me 3 shtator përballet me Moldavinë në Parma të Italisë, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë presim greqinë në Prishtinë.

Shkaku i pandemisë tanimë gjithë e dijmë se fatkeqësisht ndeshjet do të luhen pa tifozë në tribuna.

Duke besuar në fitore, ne Dardanët nga të gjitha vendet e botës si gjithmonë do t’i përkrahim djelmoshat tanë, por këtë herë nga secila shtëpi, dritare e ballkon, me flamuj, me rekuizita të ndryshme, me brohiritje, secili sipas mënyrës së vet do të bëjmë me dije që luanët tanë nuk janë vetëm.

Poashtu, u bëjmë thirrje gjithë tifozëve, sidomos në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë që nga dritaret dhe ballkonat tanë të bëjmë duartrokitjen tradicionale në minutën 9 në nder të legjendës sonë Fadil Vokrri.

Për Kosovën. Përgjithmonë. /Telegrafi/

Exit mobile version