Telegrafi

‘Dardanët’ emocionojnë lojtarët e Kosovës (Video)

Lojtarët janë takuar me grupin e tifozëve ‘Dardanët’, ku nuk kanë munguar momente emocionuese.

Dardanët’ janë duke përgatitur një spot të ri mbështetës për Kosovën dhe në xhirime kanë marrë pjesë edhe futbollistët.

Në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet qartë atmosfera e jashtëzakonshme ku tifozët ‘Dardanë’ u këndojnë heronjve modern të Kosovës, duke iu kërkuar edhe fitoren e parë në këto kualifikuese.

Kosova do të përballet me Islandën në Loro Borici të Shkodrës me 24 mars.

Lojtarët kanë shpërndarë disa video nga ky takim me tifozët. /Telegrafi/